Tetovë, 3 gusht – Komuna e Tetovës nga sonte fillon me restrikcionet e ujit. Në një njoftim për mediat, ndërmarrja komunale “Tetova” thotë se, me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije për të gjithë qytetarët në të gjitha lagjet e qytetit, NPK Tetova nga sot (03.08.2017) do të filloj me restrikcion prej disa orës edhe atë: nga 00:30 deri në orën 03.00 të mëngjesit, shkruan gazeta KOHA. “Shkak i restrikcionit është mungesa e sasisë si dhe keqpërdorimi i ujit për pije nga ana e qytetarëve. Sasia e ujit për pije momentalisht është rreth 340 l/s. Duke marrë parasysh temperaturat e larta që regjistrohen ditëve të fundit në Tetovë, NPK “Tetova” Tetovë iu bën apel qytetarëve që në mënyrë racionale të bëjnë shfrytëzimin e ujit të pijshëm, sepse vetëm kështu nuk do të paraqiten mungesa të sasisë së ujit në lagjet e epërme të qytetit. NPK ‘Tetova’ – Tetovë u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të shpërdorimit të ujit dhe të njoftojnë kur kanë probleme me furnizimin me ujë për pije”, thuhet në njoftimin e NPK ‘Tetova’. (koha.mk)