Tetovë, 18 tetor – 25 poetë nga vendet e ndryshe do të jenë prezent në qytetin e Tetovës me rastin e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, “Ditët e Naimit”, shkruan gazeta KOHA. Festivali “Ditët e Naimit” kësaj radhe vjen me edicionin e XXI dhe përplot dy dekada ka sjellë në Tetovë poetët më të mëdhenj nga e gjithë bota. Sipas drejtorit të Festivalit “Ditët e Naimit”, Shaip Emerllahu, në ketë edicion përpos orës së madhe letrare, do të promovohen edhe gjashtë libra nga edicioni i kaluar. Sipas tij, këtë vit mbështetje kanë nga Ministria e Kulturës dhe nga Bashkësia e Pogradecit. “Ky festival, siç e dini, ka një traditë dhe në kuadër të vetë mbanë një sërë aktivitetesh kulturore letrare e artistike. Kemi paraparë që krahas orës letrare të madhe, e cila do të zhvillohet në Qendrën e kulturës në Tetovë ditën e enjte, të mbahet edhe një promovim libri ku pritet të përurojmë gjashtë tituj. Dua të them se sivjet e kanë konfirmuar ardhjen 25 poetë, edhe atë nga SHBA, është laureati Xhorxh Uallas,nga Portoriko, Argjentina, Franca, Danimarka, Belgjika, Gjermania etj. Në natën e parë, si tradicionalisht, do të ndajmë Çmimin e madh “Naim Frashëri”, tha Shaip Emërllahu. Sipas Drejtorit të festivalit, tani më është bërë traditë që programin e Festivalit të zhvendosim nga qytetit i Tetovës në një qytetet tjetër, kurse sivjet programi i Festivalit “Ditët e Naimit” do jetë edhe në qytetin e Shqipërisë në Pogradec, ku do të mbahet ora letrare, Meridianet e poezisë. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do filloj me 19 tetor dhe do të zgjasë deri më 22 tetor. (koha.mk)