Tetova ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Tetova, një qytet në Maqedoninë perëndimore dhe Tuzla, një qytet industrial në Bosnje dhe Hercegovinë, janë gjetur në mesin e 10 qyteteve evropiane me përqendrimin më të lartë të grimcave toksike në ajër, sipas një studimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për 2018.

Sipas organizatës, Tetova dhe Tuzla mbështeten shumë në qymyr në industrinë dhe ngrohjen shtëpiake. Emetimet e larta të gazeve të vjetra gjithashtu kontribuojnë ndjeshëm në ndotje, sipas informacionit.

Banka Botërore vlerëson se në Maqedoni rreth 1,350 njerëz në vit humbasin jetën për shkak të ndotjes së ajrit nga grimca të vogla, ndërsa kostot e ekonomisë tejkalojnë 200 milionë euro, raporton Reuters.