Shkup, 15 shkurt – Tre qytete nga Maqedonia janë renditur në top dhjetëshin e qyteteve më të ndotura në Evropë, tregojnë të dhënat e publikuara nga gazeta prestigjioze britanike “Gardijan”. Tetova kryeson listën e qyteteve më të ndotura në Evropë, kurse shumë më poshtë radhiten edhe Shkupi dhe Manastiri. Ndër 10 qytetet më të ndotura bëjnë pjesë edhe qytete nga Bullgari, Polonia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.