Shkup, 17 nëntor – Në kuadër të manifestimi “Tetova feston Nëntorin” sonte në orën 19:00 në Pallatin e Kulturës do të performojë tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha dhe sopranoja Nita Zenuni. Ansamblin do ta dirigjojë Prof.dr.Isak Shehu. Për këtë koncert hyrja do të jetë falas. Aktivitetet vazhdojnë, më 19 nëntor me fillim në orën 19:00 koncert do të mbajë ansambli i njohur kosovar “ATTACCA”. Koncerti do të mbahet në sallën e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, në Qendrën për Kulturë-Tetovë, kurse hyrja do të jetë falas.