Tetëvjeçari shurdhmemec fiton gjyqin kundër Maqedonisë, “mjekët” e mbanin lidhur për krevati

Strasburgu e detyron Maqedoninë t’i paguajë ankuesit 18.000 euro për dëm moral dhe 1650 euro për shpenzime gjyqësore. Bëhet fjalë për rast i cili është zbuluar pas vizitës së Avokatit të Popullit në raportin e tij të vitit 2014, pas së cilës Komiteti i Helsinkit e vizitoi fëmijë në institucion dhe ngriti procedurë gjyqësore

Strasburg, 23 janar – Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut (GJEDNJ) në Strasburg ka sjellë vendim kundër Maqedonisë së Veriut për shkak të shkeljes së të drejtave të një fëmije tetëvjeçar me nevoja të veçanta të akomoduar në një institucion publik dhe i lidhur për krevati për shkak të sigurisë. Rasti i tetëvjeçarit L.R. kundër Maqedonisë së Veriut (lënda me nr. 38067/15) ka të bëjë me L.R. fëmijën e akomoduar në një institucion publik të moshës prej tre muajve dhe citimet për kujdes të keq dhe joadekuat dhe trajtim ndaj tij. Një organizatë joqeveritare e ka kuptuar për gjendjen e tij pas vizitës së avokatit të popullit në qendrën ku ka qëndruar në vitin 2013 dhe e kanë gjetur të lidhur për krevatin e tij.

Në gjykimin e tij për Këshillin gjyqësor 1 të GJEDNJ-së të sjellur sot në këtë rast, njëzëshëm, përfundon se ka pasur shkelje të nenit 3 (ndalesë për trajtim jonjerëzor ose poshtërues) nga Konventa evropiane për të drejtat e njeriut, me arsyetimin se autoritetet janë përgjegjës për akomodim të L.R. në institucion i cili i ka resurset e nevojshme për t’i kënaqur nevojat e tij, sepse nuk e ka marrë kujdesin e nevojshëm dhe trajtimet jonjerëzore dhe poshtëruese në të cilat ai ishte viktimë. Me gjashtë vota “pro” dhe një kundër, GJEDNJ gjithashtu konsideron se ka pasur shkelje të nenit 3 (për hetim) për shkak të mungesës së hetimit efektiv. Për Gjykatën veçanërisht është brengosëse që një person aq i rrezikuar, si ankuesi, fëmijë tetëvjeçar i cili ka hendikep mental dhe shurdhmemec, shpesh herë ka mundur të lidhet për krevatin e tij gjatë qëndrimit në qendër, rreth një vit e nëntë muaj me ç’rast qendra nuk ka mundur t’i plotësojë nevojat e tij. Nga ky institucion u është thënë kompetentëve se nuk mund ta akomodojnë fëmijën sepse kanë qenë jo mjaft të kualifikuar dhe të punësuarit në të nuk kanë pasur shkathtësi të kujdesen për të.

Gjykata më tutje konsideron se në vend se të mendohet për mossukses të përgjithshëm të sistemit të përgjigjet në nevojat e L.R., organet hetuese janë munduar ta ngritin në hetim përgjegjësinë penale të të punësuarve në atë institucion, që e kanë shtyrë prokurorinë të përmbyllë se ka pasur mungesë të qëllimit t’i bëjë dëm dhe ta mbyllë rastin. GJEDNJ e detyron Maqedoninë t’i paguajë ankuesit 18.000 euro për dëm moral dhe 1650 euro për shpenzime gjyqësore. Bëhet fjalë për rast i cili është zbuluar pas vizitës së Avokatit të Popullit në raportin e tij të vitit 2014, pas së cilës Komiteti i Helsinkit e vizitoi fëmijë në institucion dhe ngriti procedurë gjyqësore.