Shkup, 31 mars – Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, si i akuzuar i parë në rastin “Transporter”, u dënuan me tetë vite heqje lirie. Sipas aktakuzës së ngritura nga ish-Prokuroria Speciale Publike, ish-kryetari Talevski, ngarkohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, gjatë transportit të nxënësve në Komunën e Manastirit, raporton KOHA.
Përveç këtij vendimi gjykatësja e lëndës Dobrilla Kacarska, shpalli aktgjykimin edhe për 20 të akuzuarit tjerë në këtë lëndë. Në mesin e të akuzuarve ka ish-udhëheqës Sektori në Komunën e Manastirit, ish-drejtor shkollash dhe udhëheqës kompanisë. Një pjesë e tyre u dënuan me burg, ndërkohë një pjesë tjetër morën dënime me kusht.
Ndaj këtij vendimi të Gjykatës Penale të Shkupit, të akuzuarit kanë të drejtë ankesë para Gjykatës së Apelit në Shkup. Gjykimi për rastin “Transporter”, i iniciuar nga ish-Prokuroria Speciale Publike, filloi të procedohet në shtator të vitit 2017. Prej atëherë e deri më tani ky proces gjyqësor tre herë ka filluar të gjykohet nga e para. (koha.mk)