Berlin, 11 shkurt – Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në stuhinë e ndjekur me shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë, që e goditi pjesën veriore të Evropës.
Në ishullin Korzika era ka mbërritur shpejtësi deri në 200 kilometra në orë, dy porte janë mbyllur, fluturimet në aeroporte janë anuluar, ndërsa ka shpërthyer zjarr pyjor me të cilin po luftojnë më shumë se 300 zjarrfikës.Rreth 2000 familje kanë mbetur pa energji elektrike.
Stuhia Kjara i goditi edhe pjesët e tjera të Evropës. Drunjtë e rrëzuar i kanë bllokuar rrugët dhe trafikun hekurudhor në pjesët jugore të Gjermanisë dhe Austrisë.(koha.mk)