Meksikë, 4 korrik – Të paktën tetë turistë kanë humbur jetën në përmbytjen në Meksikë, bënë të ditur sot autoritetet lokale.
Ata kanë qenë në shëtitje në pjesën veriore të shtetit Koahuila, kur papritmas i kanë goditur stihia e ujit, kumtuan autoritetet dhe kanë shtuar se njëri nga të vdekurit ka pasur 65 vjet, ndërsa të tjerët kanë qenë të moshës prej 15 deri 20 vjet.
Sipas hetimit fillestar, niveli i ujit shpejt është rritur sepse rezervuarët për grumbullimin e shirave në nëpër kodrat kanë qenë të tejmbushura dhe janë derdhur.