Kabul, 1 korrik – Tre persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 90 janë plagosur, mes të cilëve dhjetëra fëmijë, në përleshjet e sotme në Kabul mes talebanëve dhe forcave qeveritare.
Militantët fillimisht kanë shpërthyer një makinë të madhe bombë gjatë rrëmujës së mëngjesit, ndërsa pastaj kanë hyrë në godinën qeveritare dhe kanë hapur zjarr mbi forcat e sigurisë.
Lufta shtatëorëshe ka mbaruar me vrasjen e pesë kryengritësve, bënë të ditur përfaqësues zyrtarë.
Talebanët bënë të ditur se cak i sulmit ka qenë i objekti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Edhe pse është konfirmuar se në shpërthim kanë humbur jetën tre persona, përfaqësues zyrtarë kanë paralajmëruar se numri i viktimave do të mund të rritet. Mes të lënduarve ka rreth 50 fëmijë të cikët kanë qenë në dy shkolla në afërsi, bëri të ditur Ministria e Arsimit.
“Fëmijët kanë qenë në klasa kur nga shpërthimi janë thyer të gjitha xhamat në shkolla, bëri të ditur zëdhënësja Noria Nahzat.
Presidenti afgan Ashraf Gani deklaroi se me sulmin mbi civilët, talebanët janë fajtorë për krim kundër njerëzimit.
Talebanët në maj e kanë sulmuar Zyrën në Kabul të grupit amerikan për ndihmë ku kanë humbur jetën të paktën pesë persona, ndërsa 24 janë plagosur.(koha.mk)