Shkup, 26 tetor – Tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët të premten e kaluar votuan pro ndryshimeve kushtetuese, sot pasdite në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi kanë dorëzuar njoftim se tutje do të veprojnë të pavarur, ndërsa do të formojnë edhe grup parlamentar.
Xhaferi tha se ka marrë njoftime veç e veç nga këta tetë deputetë.
Informatat jozyrtare flasin se koordinatore e grupit parlamentar të tetë deputetëve të përjashtuar të VMRO-së do të jetë Elizabeta Kançeska Milevska. (koha.mk)