Banja Llukë, 10 tetor – Tetë persona janë lënduar natën e kaluar në shpërthimin dhe zjarrin në një rafineri të naftës në Bosanski Brod, në veri të Bosnjë e Hercegovinës, në afërsi të kufirit me Kroacinë. Zjarri në rafineri është shuar për disa orë, ndërsa të lënduarit janë me lëndime të lehta, por do të mbesin në spital për ndjekjen e mëtejshme të gjendjes.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur hollësi për eksplozivin. Rafineria në Bosanski Brod është e vetmja rafineri në Bosnjë e Hercegovinë. Kjo është në pronësi të kompanisë ruse “Zarubzhnjeft” dhe ka rreth 900 të punësuar.