Shkup, 26 korrik – Tetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë nga gjithsej 10 aksidente trafiku që gjatë 24 orëve kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup, ndërsa në katër është janë shkaktuar dëme materiale.
Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Pesëdhjetë e gjashtë shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tetë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit, dy nuk u kanë dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në kalim të shënuar të këmbësorëve, shtatë janë rreshtuar në mënyrë jo të drejtë, tre shoferë për tejkalim në mënyrë jo të drejtë, si dhe një shofer për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse të biçikletës me motor, moped dhe motoçikletë. Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën jashtë kalimin të këmbësorëve.
Nga komunikacioni janë shkyçur shtatë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 19 para se të përfitojnë të drejtën për drejtimin e automjetit, tre shoferë fillestarë, si dhe 17 automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe 71 automjete të parkuara në mënyrë jo të drejtë.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 61 automjete.
Sot do të mbahet edhe masë e posaçme edukative – mësim komunikacioni në të cilin do të marrin pjesë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë kryer kundërvajtje sipas të gjitha bazave në cilësinë e shoferëve (celular dhe rripi).
Sektori për parandalim në kuadër të projektit edukativ për komunikacion “Kulturë komunikacioni për fëmijët në institucionet parashkollore” sot do të realizojë punëtori edukative me fëmijë nga grupi i mesëm dhe i madh në kopshtin e fëmijëve “8 Marsi”, objekti “Zelenika”, i cili ndodhet në rajonin e komunës Kisella Vodë.