Nju-Jork, 14 shkurt – Tetë shtete nuk mund të votojnë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për shkak të borxheve prej disa milionë dollarë ndaj Organizatës Botërore.
Libia, Venezuela, Republika e Afrikës Qendrore, Republika Dominikane, Ishujt Marshall, Surinami, Jemeni dhe Guinea Ekuatoriale e kanë humbur të drejtëne votës në AP të KB-së.
AP e KB-së vendosi që Komoret, Somalia, Gunea Bisao, si dhe Sao Tome dhe Principe ta ruajnë të drejtën e votës edhe krahas kësaj që kanë borxh.
Venezuela dhe Libia tre herë në tre vitet e fundit nuk mund të votojnë për shkak të borxheve. Venezuela duhet të paguajë të paktën 25.200.295 dollarë që ta kthejë të drejtën e votës, derisa Libia ka borxh prej 6.594.842 dollarë.