Tetë qepje në kokë, por Chiellini nuk dorëzohet

Në minutat e fundit të ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampionëve e zhvilluar në Torino, Chiellini u godit kokë më kokë me Bjorn Engels. Të dy patën gjakderdhje, por që e vazhduan takimin deri në fishkëllimin e fundit të gjyqtarit. Chiellini e mbylli ndeshjen  me një fashë të katërt në kokë, që ia ndalte gjakderdhjen.

Ai pas ndeshje shkroi në Instagram ku e shpjegoi gjendjen e tij. “Morrëm tri pikë në fushë dhe tetë penj në kokë. Gjithçka që llogaritej sonte ishte fitorja. Le të vazhdojmë kështu”, ka shkruar mbrojtësi italian.

Miralem Pjanic nuk mundi ta nis takimin pasi kishte pësuar një dëmtim në kofshë. Ai është në rrezik edhe për ndeshjen me Atalantan. Chiellini njihet si mbrojtës i fort dhe që e jep atomin e fundit në fushë.