Një autobus udhëtarësh, duke qarkulluar në rutën e rregullt Kastamonu-Ankara, mëngjesin e sotëm është përmbysur në rrugë, në afërsi të Kalexhik. Sipas të dhënave të autoriteteve lokale në Ankara, në fatkeqësi kanë humbur jetën tetë persona, 32 janë lënduar, nga të cilët 11 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve, deri te fatkeqësia ka ardhur pasi që shoferi ka fjetur para timonit, ndërsa në vijim është hetimi për incidentin. Autobusi është përmbysur në një humnerë të thellë. Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e shpëtimit.