Tetë milionë denarë për mirëmbajtjen e rrugëve në Tetovë

Gjatë stinës së dimrit për mirëmbajtjen e rrugëve në Tetovë do të harxhohen tetë milionë denarë nga buxheti komunal. Siç qëndron në faqen e internetit të Byrosë për shpallje publike, për pastrimin e rrugëve në kushte të dimrit është angazhuar firma “NB Company” nga Tetova me të cilën është nënshkruar marrëveshje gjashtë mujore. Në tenderin i cili ishte publikuar më herët kanë paraqitur dy firma, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për këtë sezon janë siguruar 360 ton kripë dhe 150 ton zallë për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit dhe rrugëve të fshatrave malorë, të cilët gravitojnë në kuadër të komunës”, thonë nga Komuna e Tetovës. Nga vetëqeverisja lokale shtojnë se janë të përgatitur për sezonin dimëror dhe për reshje eventuale të borës.