- Kos i bërë vetë, tërshërë, fara lini, fruta pylli, 1 lugë mjaltë, pak kanellë.
Ky mëngjes është i përshtatshëm për të gjithë ata që duan të kontrollojnë peshën dhe metabolizmin e yndyrnave dhe sheqerit në gjak.
- Një copë kek me vaj ulliri, 1 gotë qumësht.
Kjo zgjedhje shërben për të marrë kalori të shpejta. Është mëngjes më i përshtatshëm për ata që duan të shtojnë në peshë si dhe për fëmijë me “naze”.
- Buke thekre, gjalpë kikiriku ose susami, qumësht, 1 mollë.
Mëngjes i përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur, i pasur në proteina, fibra dhe magnez.
- Biskota me tërshërë, fara kungulli, fruta të thata, mjaltë, kanellë, 1 gotë qumësht dhie
Mëngjes ideal për fëmijë që kanë ngarkesë në shkollë.
- Kos, avokado, kastravec, fara “chia” dhe kuinoa.
Mëngjes i përshtatshëm për të marrë energji dhe vlera ushqyese në pak sasi ushqimi. Ideal për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.
- Dy feta bukë thekre, 1 vezë të zierë, domate, sallatë jeshile dhe salcë me kos, gjizë, avokado, koper
Mëngjes ideal për fëmijë dhe të rritur që merren me aktivitet fizik.
- Lëng nga dy panxharë të shtrydhur, 1 selino, ½ qitro, pak xhenxhefill dhe 3 gjethe spinaq, të gjitha të shtrydhura me hurom + 1 kupë kos me bajame dhe fara liri.
Mëngjes i përshtatshëm për ata që vuajnë nga hipertensioni.
- Trahana me pak vaj ulliri dhe djathë dhie