Bilioneri anglez Riçard Brenson është sipërmarrësi i vetëm që në tetë industri të ndryshme ka arritur të krijojë kompani në vlerë prej 8 bilion dollarësh.
Këto, sipas shënimit të Biznis Insajderit, janë këshilla të dobishme që Brensonit i kanë ndihmuar në ndërtimin e perandorisë së madhe, të cilat ai edhe më tutje i ndan me kënaqësi:
- NËSE NUK JE DUKE U KËNAQUR NË DIÇKA, MOS E BËJ!
Udhëheqja e një biznesi kërkon shumë kohë, lot e djersë. Mirëpo, në fund të ditës duhet të jesh krenar me atë që e ke ndërtuar.
- GJITHNJË JI I DUKSHËM!
Përderisa e krijonte Virxhin Eirlajns, Brensoni kishte marrë një këshillë që vlen për të gjitha kohët nga Fredi Laker, tajkun në aviobiznes: “Kujdesu gjithmonë të jesh në faqen e parë në vend se në faqen e fundit!”.
- MË SHUMË DËGJO, MË PAK FOL!
Mënyra më e mirë për t’i dëgjuar të tjerët si duhet është të rrish i qetë përderisa flasin, pa i ndërprerë derisa të ndalen së thëni gjithë atë që e kanë për ta thënë.
- NUK MUNDESH TË KESH BIZNES PA RREZIK!
Një nga thëniet më të parapëlqyera të anglezit është: “Të guximshmit ndoshta nuk jetojnë përjetësisht, po të kujdesshmit nuk jetojnë fare.” Çdo biznes kërkon rrezikun e vet.
- NUK MUNDESH TË BËSH GJITHÇKA VETË!
Nuk është e mundur gjithçka të bësh vetë dhe nuk është e mundur të jesh i mirë në gjithçka që bën. Për t’i plotësuar “vrimat” aty ku nuk je i mirë, duhet të angazhosh njerëz të tjerë.
- GJITHSEKUSH E KORR FATIN E VET!
Sipas fjalëve të Brensonit: “Gjithsecili që dëshiron të punojë për arritjen e lumturisë do ta përmirësojë nivelin e vet të lumturisë.
- GJEJ MENTOR!
Gjersa ka qenë i ri, Riçard Brensoni e ka konsideruar kontabilistin Dejvid Bivers mentor të vet, i cili ka qenë mik familjar. Ai ia ka mësuar themelet e zanatit të vet dhe e ka futur në botën e biznesit.
- KËRKO MENDIM TË DYTË, PA EDHE TË TRETË!
Sipas Brensonit, ai që dëshiron të arrijë dikund, duhet patjetër të mësohet të dëgjojë. Dhe para se ta bëjë realitet një ide të caktuar, është e rëndësishme t’i dëgjojë edhe të tjerët çfarë mendojnë për të.
Përktheu nga maqedonishtja: Arsim Jonuzi