Në Komisionin Komunal Zgjedhor të Qytetit të Shkupit deri mbrëmë në mesnatë janë parashtruar tetë kandidatura për kryetar të Qytetit të Shkupit dhe nëntë lista për këshilltarë për Zgjedhjet e ardhshme lokale 2017. Listat duhet të konfirmohen në KKZ në afat prej 48 orëve pas parashtrimit, respektivisht deri nesër në mesnatë.
Kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit të koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja është Peter Shilegov, ndërsa i koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE është aktuali Koce Trajanovski.
Kandidati i Të Majtës është Maria Jones, i TMRO Vanço Shehtanski, i PDSH-së Bekim Fazliu, i BESË-s Nafije Selmani, i Aleancës për Shqiptarë Naim Bajrami dhe i LPM Gorgi Todorov.
Listat të Këshillave kanë paraqitur koalicionet e LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE dhe E Majta, TMRO, BDI, PDSH, BESA, Aleanca për Shqiptarët dhe LPM.