Shkup, 1 janar – Tetë zjarre janë regjistruar në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë natës së Vitit të Ri. Siç thonë për MIA-n nga Njësiti Territorial i Zjarrfikësve, ekipet kujdestare kanë intervenuar prej orës 19 deri sot në orën shtatë të mëngjesit.
Nuk ka të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material.
“Zjarre prej kontejnerëve të ndezur kishte në rrugën “Partizanska” në Komunën e Karposhit si edhe në rrugët “4 Korriku” në Gjorçe Petrov, në “Vukovarska” Çair dhe në “Jani Lukrovski” në Autokomandë, në rrugën “Marko Oreshkoviq” në Kisella Vodë është regjistruar zjarr i shkaktuar prej oxhakut, për shkak të një shtylle elektrike u intervenua edhe në fshatin Gllumovë, Komuna e Sarajit, ndërsa nga bari i thatë edhe në rrugën “Radishanska” Komuna e Butelit”, informoi Njësia Territoriale e Zjarrfikësve.
Dëmi prej kontejnerëve të përfshirë nga zjarri vlerësohet rreth 60.000 denarë.