Shkup, 1 janar 2020 – Brigada territoriale zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit gjatë natës së Vitit të Ri ka pasur tetë intervenime, të cilat përfunduan me sukses.
Nga NJTZ kanë deklaruar se ekipet e tyre kujdestare intervenuan në shuarjen e zjarrit në një shitore, verandë, stallë…
Është shkaktuar dëm material, ndërsa vetëm në një rast është lënduar një person i cili, sipas të gjitha gjasave, ka përdorur mjete piroteknike. (koha.mk)