Katër persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsejt tetë fatkeqësi të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër fatkeqësi është shkaktuar dëm material.
Nga MPB informojnë se janë sanksionuar 31 vozitës për shkak të drejtimit të automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre vozitës të cilët kanë kaluar në dreitë të kuqe të semaforit dhe gjashtë vozitës për tejkalim të parregullt. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe një vozitës i cili ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, tetë vozitës para se të prëfitohen me të drejtën e drejtimit të automjetit motorizues dhe dy vozitës fillestarë, si dhe nëntë automjete të paregjistruara. Janë hasur edhe 108 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 93 automjete.