Tetë arsye të ekonomisë së fortë zvicerane

Ekonomia e fortë e Zvicrës përdoret rregullisht si një shembull (jo i mirë duke pasur parasysh ndryshimet) se si Britania mund të lulëzojë jashtë BE-së

Para së gjithash, kjo është ajo që thotë Qeveria zvicerane për ekonominë e saj të fortë: “Fuqia e ekonomisë zvicerane është kryesisht për shkak të shtrirjes së saj ndërkombëtare dhe ndërthurjes së fortë me ekonomitë e vendeve të tjera. Zvicra ka një nga normat më të larta të eksportit si përqindje e produktit të brendshëm bruto. Kompanitë e specializuara dhe fleksibile, të vogla dhe të mesme, karakterizojnë sektorin industrial të përparuar teknologjikisht”. Tetë fakte për ekonominë zvicerane dhe se si ajo vazhdon të lulëzojë:

  1. Bashkimi Evropian (BE) është partneri kryesor tregtar i Zvicrës. Rreth 78% e importeve zvicerane janë nga BE-ja, ndërsa 43% e eksporteve zvicerane janë të destinuara për vendet e BE-së.
  2. Zvicra është eksportuesi kryesor në botë i orëve. Në vitin 2016, Zvicra eksportoi orë në vlerën e 19.4 miliardë CHF në gjithë botën.
  3. Zvicra eksporton më shumë kafe sesa çokollatë. Në vitin 2016, Zvicra eksportoi rreth 2 miliardë CHF kafe. Nënkupton 2,5 herë më shumë se sa eksporti i çokollatës dhe 3 herë i djathit.
  4. Pothuajse të gjitha firmat zvicerane (mbi 99%) janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM). Këto janë kompani me më pak se 250 të punësuar.
  5. Borxhi publik në Zvicër vazhdon të bie. Raporti i borxhit publik ndaj bankave në Zvicër ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, nga 54.6% në 1998 në 34.7% në 2014.
  6. Zvicra ka nivelin më të ulët të taksës së vlerës së shtuar në Evropë. 8% paguhet për shumicën e mallrave dhe shërbimeve, 3.8% në shërbimet e akomodimit, dhe 2.5% për nevojat themelore dhe gjerat tjera të përditshme.
  7. Zvicra investon mbi 16 miliardë CHF në kërkime dhe zhvillim çdo vit. Kjo normë e investimeve është e barabartë me rreth 3% të produktit të saj të brendshëm bruto. Kjo e bën Zvicrën sponsorin e gjashtë më të lartë për kërkime dhe zhvillim në botë.
  8. Për sa i përket eksporteve, pjesa më e madhe e mallrave të eksportuara janë produktet kimike dhe farmaceutike (44.8 për qind), makineri dhe elektronikë (14.8 për qind) dhe orë (9.2 për qind). / albinfo.ch