Katër persona janë lënduar më lehtë në një prej gjithsej tetë aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup, ndërsa në shtatë është shkaktuar dëm material. Siç informon MPB-ja, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Pesëdhjetë e nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtë më të madhe nga e lejuara, një person është përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe nëntë persona para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik. Janë sanksionuar edhe 13 persona të cilët e kanë drejtuar automjetin me automjet të parregulluar teknikisht, dy persona kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit dhe nga një shofer për rreshtim dhe parakalim të padrejtë. Janë hasur 78 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.
Me ndihmën e automjetit special karrotreci, janë larguar 58 automjete. Në kuadër të aksionit edukativ për komunikacion “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësin nga klasa e dytë dhe të katërt në SHF “Bratstvo i Edinstvo” në f. Kolare e Mesme.