Testohet respiratori personal për përballjen e frontit të parë me Covid-19

34

Inxhinierët e ekipit garues të Formula 1, McLaren, kanë krijuar një prototip respiratori personal për të ruajtur frontin e parë të punonjësve nga Covid-19.

Pajisja përbëhet nga një kapuç pëlhure dhe lidhet me një njësi të vogël portative që filtron ajrin dhe e nxjerr të pastër. Ky respirator besohet se do të mund të përdoret së shpejti në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar.

Respiratori personal, i cili është krijuar në bashkëpunim me stafin mjekësor të Universitetit të Southampton, ka një model të ndryshueshëm, çka do të thotë se mund të modifikohet.

Nëse testet do të rezultojnë të suksesshme, respiratori do të mund të ndihmojë në kërkesën e lartë të punonjësve të shëndetësisë për pajisje mbrojtëse në përballjen e tyre me Covid-19.

Comments are closed.