Një grup studiuesish evropianë kanë testuar me rezultate të mira te kafshët një vaksinë kundër kolesterolit. Nga studimi i publikuar në Gazetën Evropiane të Zemrës, thuhet se tani testet do të fillojnë te njerëzit. Kjo vaksinë është në gjendje të neutralizojë një enzimë “të keqe”. Ky eksperiment i bërë te kafshët ka arritur në rezultate të mira. Hulumtimi mund të jetë një zgjidhje afatgjatë për të gjithë ata të cilët, për arsye të trashëguar ose për shkak kequshyerjes, janë të detyruar të marrin ilaçe të përditshme kundër kolesterolit të lartë, të cilat në disa raste mund të shkaktojnë efekte të rënda anësore. “Nëse rezultatet do të konfirmohen edhe te njerëzit – shpjegon shkencëtari Gunther Staffler – dhe nëse efekti i vaksinës zgjat shumë, mund të zhvillohet një terapi afatgjatë që, pas dozës së parë, do të kërkojë vetëm një tjetër dozë gjatë vitit”.