Një test gjenetik i cili bëhet vetëm njëherë dhe kushton më pak se 40 dollar, mund të tregojë nëse një person është në rrezik nga sëmundjet e zemrës në të ardhmen.
Genomic Risk Score (GRS), është test që mund të bëhet edhe tek fëmijët, transmeton gazetametro.net.
Nëse gjatë testit vërehet rrezikshmëri nga sëmundjet e zemrës në të ardhmën, atëherë prindërit mund t’i dërgojnë fëmijët në trajtime të ndryshme mjeksore për të evituar sëmundjet.
Një studim ka treguar se personat që e kanë pasur testin GRS prej 20 përqind kanë qenë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës 4 herë më shumë se sa ata që e kanë pasur nën këtë përqindje.
‘Momentalisht, ne e dimë që mosha 40 vjeçare është kur më së shumti shfaqen sëmundjet e zemrës, mirëpo problemet me këtë organ fillojnë shumë më heret, disa dekada para se simptomat të shfaqen’, ka thënë autori Sir Nilesh Samani, profesor i kardiologjisë në Universitetin e Leicester’it.
‘Në të ardhmen, ne duhet që të punojmë që të vërejmë më herët rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Studimi tregon se testi GRS mund ta identifikojë atë në disa individë’, ka shtuar ai.
Ndryshe, nga sëmundjet e zemrës vdesin miliona njerëz në vit dhe një test i tillë do të ishte i nevojshëm për identifikimin e mëhershëm të tyre./gazetametro.net