Dy prej emrave më të mëdhenj në motoçiklizëm dhe Formula 1 kanë qenë duke i testuar diferencat në shkencë dhe teknologji mes dy sporteve shumë të popullarizuara. Guy Martin, ish-motoçiklist i suksesshëm dhe David Coulthard nga Formula 1, kanë kryer disa testime tejet interesante të cilat janë përfshirë në spektaklin “Speed”.
Testi më interesant deri tani, ai i sllallomit, pavarësisht se favorizon Martinin me motoçikletë, demonstroi sa shpejt bolidët e Formula 1 mund të manovrojnë në hapësira të ngushta, pavarësisht peshës dhe gjatësisë më të madhe. Martin me motoçikletë doli vetëm tre sekonda më i shpejtë se bolidi, për befasinë e të gjithëve.
Shikoni më poshtë.