Testi ballkanik i Biden ka arritur

111

Edward P. Joseph

Presidenti amerikan ka bërë një hap drejt ashpërsimit në raport me Serbinë – mirëpo shtrohet pyetja nëse mund të shënojë sukses përmes kësaj qasjeje?Një apo dy palë standardesh për Ballkanin? Kjo është një pyetje që po shfaqet në mënyrë të paqartë për presidentin e ShBA, Joe Biden, ndërkohë që javën që po vjen do t’i takojë në Bruksel aleatët e NATO-s dhe partnerët e Bashkimit Evropian.Administrata amerikane e ka zgjeruar këtë javë urdhrin e saj ekzekutiv për ta luftuar korrupsionin në Ballkan, e po ashtu edhe si një pengesë për marrëveshjet e paqes në këtë rajon, proceset demokratike dhe të drejtat e njeriut. Duke dalë përtej një konformizmi, Biden ishte i pakursyer ndaj rreziqeve për korrupsionin, duke vënë në dukje se kjo “[s’]hap derën për kundërshtarët tanë strategjikë”. Sekretari i Shtetit Antony Blinken e konfirmoi vendosmërinë “e palëkundur” të Administratës amerikane për ta fituar këtë betejë.Ky qëndrim përfaqëson një shkëputje të qartë nga Administrata Trump, e cila shtyu përpara “normalizimin ekonomik” pa kritere dhe pa ndonjë kushtëzim si hapin transformues për Ballkanin. Urdhri ekzekutiv i siguron Biden katalizatorin për ta rikthyer mbështetjen midis aleatëve të SHBA në samitet e javës së ardhshme të BE dhe NATO, duke dërguar një sinjal të fuqishëm të unitetit perëndimor përpara takimit të presidentit amerikan me presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë. Fatkeqësisht, inercioni në Bruksel – dhe brenda vetë Administratës amerikane – paraqet një pengesë të fortë për realizimin e vizionit parimor të përcaktuar nga presidenti i SHBA dhe Sekretari i tij i Shtetit.Tani për tani, Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë një sistem dynivelësh kur bëhet fjalë për standardet demokratike në Ballkan – një rrugë e privilegjuar, pa asnjë të keqe për Serbinë dhe një rrugë më e ashpër për fqinjët e Serbisë, aspirantë për në BE. Është një paradoks i rrezikshëm: Regjimi më anti-demokratik i rajonit, qeveria serbe e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, trajtohet në mënyrë më të favorshme nga zyrtarët e SHBA dhe BE. Ndryshe nga diktatorët e Luftës së Ftohtë, të tillë si Josip Broz Tito i Jugosllavisë, të cilit Perëndimi i kishte dhënë mbështetje, Vuçiq është një karrem për kundërshtarët e Perëndimit, Rusinë dhe Kinën. Beogradi praktikon dhe promovon demokracinë joliberale të aleatit të tij kryesor të BE, Hungarisë. Kandidimi i Serbisë për anëtarësim në BE është kryesisht një farsë. Ndërkohë që fqinjët përpiqen shumë për të fituar të drejtën për t’i hapur negociatat me BE, Beogradi është shumë i ngadaltë në këtë aspekt, pasi ka përmbyllur vetëm dy nga 35 kapitujt e negociatave të anëtarësimit në kandidaturën e tij tetëvjeçare. Vitin e kaluar, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri  për anëtarësim.Një trajtim i pabalancuar perëndimor ndaj Serbisë përfaqëson elementin më intrigues dhe domethënës për urdhrin ekzekutiv të Biden – dhe ndër sfidat kryesore për misionin e përgjithshëm të Biden për ta rikthyer mbështetjen evropiane për demokracinë. Serbia ka formën më të sofistikuar dhe më të gjerë të korrupsionit në rajon. Njëri prej akademikëve kryesorë serb, Dushan Pavloviq, e quan atë “nxjerrje institucionale.” Plaçkitja e regjimit Vuçiq është sistematike, jo vetëm oportuniste. Siç shpjegon Pavloviq, burimet e nxjerra nga arkat e shtetit e furnizojnë regjimin me fuqi dhe burime për ta kontrolluar narrativin kombëtar, për t’i margjinalizuar dhe frikësuar kundërshtarët dhe aktivistët, dhe për të sunduar për një kohë të pacaktuar. Zgjedhjet pastaj bëhen një lloj farse.

Me pak fjalë, Serbia është shembulli kryesor në rajonin ballkanik që paraqet rrezikun kryesor ndaj  korrupsionit të nënvizuar nga Biden – ajo “minon besimin në proceset demokratike”. E megjithatë, zyrtarët e SHBA dhe BE jo vetëm që e kanë anashkaluar korrupsionin në Serbi, por ata gjithashtu e kanë çmuar vazhdimisht këtë regjim si “liderin politik dhe ekonomik në rajon”, një vizion shqetësues për një kapital mbizotërues që vazhdon t’i destabilizojë fqinjët e tij më të vegjël. Në vend që të ushtrohet presion ndaj kësaj qeverie për reforma, zyrtarët amerikanë kanë ushtruar presion ndaj aktivistëve për të minimizuar ankesat e tyre dhe për të bashkëpunuar me autoritetet që janë shqetësim për ata. Zyrtarët i kanë bërë thirrje publike opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje krejtësisht jofer, duke ua grabitur liderëve opozitarë një prej levave të tyre të vetme – kërcënimin për bojkot. Vuçiq mund të pretendojë me saktësi se ai ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së ndërkohë që po e ringjall dhe përmirëson autoritarizmin elektoral të ish-udhëheqësit Slobodan Millosheviq në Serbi si dhe po e ringjall vizionin e një Serbie të Madhe destabilizuese në rajon.Ndërkohë, fqinjët e Serbisë në vazhdimësi janë nën shqyrtim lidhur me korrupsionin e tyre, Shqipërisë i është mohuar prej kohësh aftësia për t’i hapur negociatat e saj për anëtarësimin në BE për shkak të korrupsionit dhe regresit të ndërlidhur me praktikat demokratike. Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione kundër ish-Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili ka kohë që ka mbetur pa pushtet.Deri më tani, sanksionet amerikane janë zbatuar për t’i vënë në konfuzion dilerët serbë të armëve dhe figurat e shquara serbe në vendet e tjera, të tilla si lideri separatist serb boshnjak Milorad Dodik. Megjithatë, me regjimin aktual në Beograd i cili qëndron në majë të një sistemi të korruptuar institucional – dhe revizionist – që i shpëton kritikave serioze, sanksionet kanë pasur pak efekt. Në të vërtetë, gjatë dy muajve të fundit, Dodik ka shpeshtuar thirrjet e tij për ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës.Urdhri i ri ekzekutiv paralajmëron mundësinë për ndryshime shumë të nevojshme. Megjithatë sinjalet e hershme duken të jetë të turbullta. Ndërkohë që ambasadori amerikan në Shqipëri menjëherë publikoi përmes Twitter-it njoftimin nga Shtëpia e Bardhë, duke e nënvizuar zbatimin e këtij urdhri në Shqipëri, ambasadori amerikan në Serbi në vend të kësaj postoi mesazhe urimi drejtuar yllit të NBA-së, serbit Nikola Jokiq, për zgjedhjen e tij si MVP i NBA ligës. Këto postime të kundërta e shpërfaqin edhe më mirë problemin në fjalë.Biden dhe Blinken tashmë kanë dhënë disa porosi të forta dhe të qarta për udhëheqësit rajonalë, me qëllim të vetëm për ti dobësuar politikisht disa zyrtarë të rangut më të ulët. Në muajin shkurt, Biden i shkroi letër Vuçiqit, duke i bërë thirrje udhëheqësit serb të bëjë reforma dhe ta njohë Kosovën si shtet. Ambasada amerikane me shpejtësi mohoi se kjo përfaqësonte një ndryshim në politikën e SHBA. Zyrtarët atëherë deklaruan se njohja ishte thjesht një “ideal”, duke përqafuar pozicionin e dobësuar të BE dhe duke flakë tutje përfitimet nga letra e drejtpërdrejtë e Biden. Në muajin prill, Departamenti i Shtetit përsëri u tërhoq kundër “spekulimeve të pajustifikuara në lidhje me ndryshimin e kufijve në rajonin e Ballkanit përgjatë vijave etnike” vetëm për ta parë një zyrtar amerikan teksa e mban mundësinë e hapur për një qasje të tillë. /foreignpolicy

 

Edward P. Joseph ligjëron në menaxhimin e konflikteve në Johns Hopkins School of Advanced International Studies. Ai ka shërbyer për disa vjet në Ballkan, përfshirë shërbimin e tij me Ushtrinë e SHBA-së dhe si zëvendësshef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.