Ish-mundësi i njohur dhe kampioni olimpik Shaban Tërstena, ka promovuar librin e tij “Rruga e kampionit olimpik”. Promovimin e këtij libri Tërstena e bëri sot në hotelin “Aleksandar Pallas”, ku të pranishëm ishin më shumë se 200 mysafir të sferave të ndryshme Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, ndërsa autor të librit ku përshkruhet jeta e tij 19-vjecare, janë prof.dr.Sefer Tairi, gazetari sportiv Reshat Ibraimi, dhe Florim Rexhepi. ““Ndjehem shumë mirë kur po shoh shokët e mi, sportist dhe fytyra të mediave në këtë ngjarje. U rrita në një lagje të varfër, kalova një jetë të vështirë të sportistit, por më në fund ja arrita. Në Los Anxhelos kishte ushqime të llojllojshme, të cilat asnjëherë nuk i shijova, por unë nuk kisha nevojë për një luks të tillë, ushqim të shtrenjtë, por para se të shkoj në Los Anxhelos, duhej të dobësohem për 14 kilogram dhe e fitova medaljen e artë olimpike. Me rëndësi për mua ishte të fitoj dhe e arrita qëllimin tim”, tha Tërstena në promovimin e librit të tij.