Në moshën 37-vjeçare dhe pas një sezoni te Aston Villa, John Terry njofton tërheqjen përfundimtare nga futbolli i i luajtur. Emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me Chelsea-n, skuadër ku ka luajtur, praktikisht, gjatë gjithë karrierës së tij, duke veçuar dy eksperienca të shkurtra me Nottinghamin dhe Aston Villan.
Me blutë e Londrës ka fituar 5 Premier League, 4 Kupa të Anglisë, 3 Kupa të Ligës, 4 Superkupa të Anglisë, 1 Europa League dhe 1 Champions League.
Terry ka qenë një flamur autentik i Chelsea-t, klub ku mbërriti në moshën 14-vjeçare dhe me të cilin debutoi në Premier në vitin 1998 me Gianluca Viallin trajner.
Një përrallë që zgjati 20 vjet, gjatë se cilës ka koleksionuar 717 ndeshje 67 gola, duke fituar gjithçka. Ka qenë kapiten i londinezëve nga viti 2004 deri më 2017-ën
Mbrojtësi anglez ka qenë një pikë fikse edhe në përfaqësuesen e Anglisë në periudhën 2003-2012. Ka marrë pjesë në 2 Botërore e 3 Europianë me një total prej 78 ndeshjes me “Tre Luanët”, duke shënuar 6 gola. Tani pret të nisë karrierën si trajner, pikërisht te Chelsea, në pankinën e U-23.