Dy persona kanë vdekur dhe 24 kanë mbetur të plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri në Mandalay Bay Casino në Las Vegas të SHBA-ve. Forcat e rendit kanë ekzekutuar një person të dyshuar dhe i kanë kërkuar popullatës që të shmangë dalje rreth kazinove të qytetit në këtë zonë. I dyshuari ka qëlluar me armë zjarri nga kati i 29-të i një pallati me një mitraloz të lehtë, duke shënjestruar turmën në një koncert muzikor “country”. Policisë i janë raportuar sinjalizime për t shtëna me armë zjarri edhe në zona të tjera të qytetit.