Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të premteje Gjermaninë. Një automjet tip “Porsche” është futur me shpejtësi në trotuar duke lënë 4 persona të vdekur.
Mes viktimave raportohet të jetë edhe një fëmijë. Paraprakisht ka indicie se ngjarja nuk është aksidentale dhe bëhet fjalë për një akt terrorist. Mediat gjermane raportojnë se Departamenti i Zjarreve është lajmëruar rreth orës 19:09.
“Kur me mbërritëm para syve tanë u shfaq fotografia e një tmerri”, tha Zëdhënësi i departamentit të Zjarreve Sven Wilke. “Kishte disa njerëz të plagosur rëndë në trotuar”, shtoi ai.