Bruksel, 20 shkurt – Ambientalistët u kërkuan politikëbërësve të BE që të marrë një qëndrim më të ashpër mbi ndotjen e ajrit nga termocentralet e thëngjillit në Ballkanin Perëndimor. Për shkak ndotjes, numri i vdekjeve ka shkuar në Europë në 3900 persona në vit, shkruan gazeta KOHA. 16 zonat industriale të ndërtuara në kohën e komunizmit kanë një kapacitet prej 8 gigawatts (GW). Termocentralet emetojnë të njëjtën sasi dioksidi squfuri si në vitin 2016.
“Linjiti, qymyri më i ndotur, është gjerësisht i disponueshëm në rajon, duke siguruar një burim të lirë të energjisë dhe njëkohësisht janë burimi kryesor i energjisë për Kosovën, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Vendet janë anëtare të Komunitetit të Energjisë, i cili kishte një angazhim për të zbatuar rregullat e BE për të frenuar ndotjen deri në vitin 2018. Por investimet në termocentralet e reja ose në teknologjinë për të ulur emetimet janë kryesisht të vonuara”, tha raporti, transmeton KOHA.
“Ndotja e ajrit nuk njeh kufij dhe është ende një vrasës i padukshëm në Evropë”, tha Vlatka Matkoviç Puljiç, zyrtare e lartë shëndetësore dhe e energjisë. Gjithashtu ajo është autorja kryesore e raportit. “Është koha që politikëbërësit e BE-së të rritin përpjekjet për pastrimin e ajrit dhe dekarbonizimin e sektorit të energjisë”, tha Matkoviç Puljiç.
Në ndërkohë, Shkupi sot është renditur në krye të listës së qyteteve me ndotje të lartë të ajrit. Internet faqja “Airvisual”, në të cilën mblidhen të dhënat nga të gjitha stacionet matëse në botë, tregon që kryeqyteti jonë mëngjesin e sotëm ishte në vendin e 3 sipas prezencës së thërrmijave të rrezikshme në ajër. Ashtu siç është shfaqur në tabelë, më të ndotura se ne momentalisht janë vetëm Mumbai në Indi dhe Daka në Bangladesh. (koha.mk)