LSDM kumtoi se sistemi shëndetësor i Maqedonisë është ulur për katër pozita më poshtë në shkallën e Indeksit konsumator të shëndetësisë evropiane (EHCI) në vitin 2016, në raport me vitin 2014.
Nga kjo parti theksojnë se sistemi i vendosur për evidenca elektronike në shëndetësi “Termini im” ua ka vështirësuar mjekimin qytetarëve, me ç’rast, siç theksojnë, urgjentisht nevojiten ndryshime për mbrojtjen e shëndetit të tyre.
Sipas LSDM-së, qytetarët kanë shërbime shëndetësore gjithnjë e më të këqija, për shkak të sistemit shëndetësor jofunskional.
“Maqedonia, në vitin 2014 ka qenë në pozitën e 16. Ky është viti pas së cilit është vendosur “Termini im” në shëndetësi (korrik 2013). Por, në vitin 2015, qytetarët në vend se të vijnë drejt shërbimeve më cilësore në shëndetësi, Maqedonia ka ulje për dy pozita. Të dhënat më të reja për vitin 2016 tregojnë se Maqedonia ka rënë për dy pozita në shkallë, me ç’rast tani është në pozitën e 20-të prej gjithsej 35 vendeve në të cilat janë bërë analizat”, shtojnë nga LSDM.