Pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Ai për sot ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunal për të përcaktuar hapat konkrete të intervenimit sa më të shpejtë humanitar.
Ganiu ndërkaq shprehu keqardhje të thellë dhe ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave!