Termeti në Korçë, nis ndërtimi i shtëpive të dëmtuara

Nis puna për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i datës një qershor në fshatin Floq të bashkisë së Korçës.

Këtë të martë ka nisur ndërtimi i shtëpisë së parë e cila simbolikisht jep mesazhin se tashmë fshati më i goditur nga tërmetet e muajit të kaluar do të kthehet në kantier ndërtimi. Do të jenë 124 shtëpi të cilat do të ndërtohen përmes ndihmës së bashkive që kanë mbështetur nismën e qeverisë shqiptare për të grumbulluar fonde solidariteti.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku nga fshati Floq ku ndoqi nga afër fillimin e punimeve. Sipas Ballukut kantieret do të punojnë paralelisht në këtë fshat për ti paraprirë kapriçoe të motit, ndërsa po njësoj do të veprohet edhe në fshatrat Qafëzez të Kolonjës dhe vidohovë të Devollit.

Në anën tjetër drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile Haki Çako bëri me dije se përmes institutit të projektimeve janë skicuar projektet specifike mbi bazë të numrit të banorëve për çdo familje.

Termeti i datës një qershor që goditi juglindjen shkaktoi më shumë dëme në fshatin Floq të bashkisë së Korçës atje ku rezultojnë 160 shtëpi të dëmtuara ku 124 prej tyre janë klasifikuar si të pabanueshme.