Tërmeti i somët në Greqi me madhësi 5.5 ballë të shkallës rihter e ka shkundur të gjithë vendin. Shumë njerëz në vend kanë dalë nga shtëpitë e tyre duke vrapuar nga frika e shëmbjes së ndërtesave.
Por kjo nuk ndodhi me nëj spiker lajmesh. Në momentin që tërmeti tronditi vendin, spikeri i lajmeve nuk lëvizi nga vendi por vijoi që të jepte lajmet pa u shqetësuar.
Tërmeti në Greqi ra në orën 18:33 mintuta me madhësi 5.5 ballë të shkallës rihter. Lëkundjet e tërmetit janë ndjer edhe në disa qytete të Shqipërisë.