Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës. Epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veriperëndim të Tiranës, në Gjirin e Lalzit. Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e kryeqytetit, të cilët kanë dalë jashtë banesave. Pas lëkundjes më të madhe, u ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik, thellësia 5 km. Magnituda e tërmetit të dytë ishte 4. Dëmet e para materiale janë raportuar në Manzë të Durrësit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit është shembur çatia e një banese.