Tërmeti më i madh i 3 dekadave, Sizmologu grek Nuk ka asnjë efekt për Ballkanin

57

Kostas Papazahos ,profesori i shquar i sizmiologjisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut ka folur për Top Channel edhe për tërmetet e Nëntorit të kaluar dhe më kënaqësi pranoi të fliste edhe sot, në telefon pasi ndalohej të shkonim në zyrën e tij në ambientet e universitetit për shkak të nivelit 4 në Selanik të pandemisë.

Si e komentoni  fenomenin e sotëm, këtë veprimtari sizmike?

Kostas Papazahos profesor i sizmiologjise UATH: Është një prej tërmeteve më të mëdhenj të tre dekadave të fundit në territorin grek, I fuqisë 7 Rihter që ka shkaktuar edhe shumë lëkundje të tjera të mëvonshme, një veprimtari e cila vërtetë deri tani është me fuqi të dobët, por kjo nuk do të thotë që ky tërmet nuk do të pasohet nga tërmete të tjera që mund të arrijnë deri në 6 Rihter.

Ka mundësi të shkaktojë ndonjë efekt tek pllakat tektonike të rajonit ballkanik dhe konkretisht në atë që prek Shqipërinë?

Kostas Papazahos: Jo jo në asnjë mënyrë ,nuk ka efekt, sepse Shqipëria   është shumë larg nga epiqendra. Këto lëkundej mund të shkaktojnë një efekt në zona të afërta, por në asnjë mënyrë në një zonë që ndodhet në distancë kaq të largët. Pra të mos ngatërrohemi është tjetër gjë rënia e një tërmeti të fuqishëm dhe tjetër gjë efekti që ai shkakton në distancë të largëta. Banorët në Shqipëri, padyshim që nuk duhet fare të shqetësohen se do të shkaktojë kjo lëkundje një termet aty.

Vlerësoni se ky ishte tërmeti kryesor?

Kostas Papazahos: Po, duke parë edhe shembujt në këtë zonë dhe historikun që kemi tregojnë se nuk mund të kalojmë më lëkundje të tjera fuqinë 6,9-7 Rihter, pra ky është 99% tërmeti kryesor që goditi zonën.

Sa  është përfundimisht  madhësia e tërmetit të sotëm?

Kostas Papazahos: Vlerësimet e ndryshme ndodhin se tërmetet kanë përmasa të ndryshme dhe bëhen vlerësime të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme. Shkalla që përdoret ju referohet distancave të afërta dhe përmasave lokale dhe ka një tendencë që kjo fuqi të nënvlerësojë forcën reale të tërmetit. Ndaj dhe matjet e mëvonshme janë më të besueshme dhe këto përmasa lëvizin nga 6.9-7,2 Rihter  ,kështu që shumica e matjeve nxjerr fuqinë prej 7 Rihter. Thjesht këto vlerësime duan pak kohe te dalin dhe përmasat e para qe deklarohen në tërmetet e fuqishme zakonisht janë më të ulta.