Një vajzë ka ardhur në jetë vetëm pak ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Durrësin mëngjesin e 26 nëntorit.
Familja Sula ka mbetur e pa strehë nga tërmeti. Ata jetojnë në çadër dhe fëmija e quajtur Ajsel, duket se ditët e para të jetës do t’i kalojë në kushte jo fort të përshtatshme.
“Mrekullia e jetës! Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën”.
Ndërkaq një nën tjetër nënë që është larguar nga zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri ka lindur foshnjën Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.