Si pasojë e një tërmet me fuqi prej 7 ballë në rajonin Sichuan në jugperëndim të Kinës, sipas të dhënave paraprake mësohet se 13 persona kanë humbur jetën dhe 175 të tjerë janë plagosur. Sipas lajmit të agjencisë Xinhua tërmeti i ndodhur ditën e djeshme në orën 21.19 me orën lokale në qendrën e provincës Jiuzhaigou në Sichuan, ishte në thellësi prej 20 kilometrash.
Sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti në kryeqytetin Çingdu të rajonit i cili ndodhet 300 km nga Jiuzhaigou si dhe në rajonet përreth, konfirmohet se kanë humbur jetën 13 persona dhe janë plagosur 175 të tjerë. Gjithashtu edhe ditën e sotme në rajonin Sichuan ka patur tronditje të fuqisë 3 deri në 4 ballë.
Ndër të tjera bëhet e ditur se në rajonin ku janë në vazhdim punimet e kërkim-shpëtimit një numër i madh ndërtesash janë shembur apo janë dëmtuar. Në anën tjetër njoftohet se në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një tërmet 6,6 ballë në rajonin Sinkiang-Ujgur të Kinës i cili ndodhet në një largësi afërsisht 3 mijë km nga Jiuzhaigou. Tërmeti i cili ka ardhur nga një thellësi 11 km në nëntokë është regjistruar në zonën Cinghe.