Shkup, 21 shtator – Dy tërmete me magnitudë 5.6 dhe 5.2 ballë sipas Rihterit në periudhë prej dhjetë minutave kanë ndodhur në pasdite në afërsi të Durrësit, Shqipëri, publikoi Qendra sizmologjike evropiane-mesdhetare, ndërsa janë ndjerë edhe në vendin tonë.
Tërmeti i parë është regjistruar në ora 16:04 sipas orës lokale me magnitudë prej 5.6 sipas shkallës Rihter dhe me epiqendër në Detin Mesdhe në thellësi prej dhjetë kilometrave, gjashtë kilometra nga Durrësi dhe 34 kilometra nga Tirana. Tërmeti i dytë ka qenë në ora 16:15 minuta me magnitudë prej 5.2 sipas Rihterit me epiqendër në thellësi prej tre kilometrave dhe shtatë kilometra nga Durrësi.
Observatoriumi sizmologjik pranë FMN – Shkup kumtoi se tërmeti i parë, i cili është 190 km në jugperëndim të Shkupit, është me magnitudë të Rihterit 5.6 dhe është ndjerë nga popullata në pjesët perëndimore të shtetit me intensitet prej IV dhe V ballë, ndërsa në pjesën tjetër me intensitet prej III dhe IV ballë sipas shkallës evropiane makrosizmike. Tërmeti është ndjerë edhe në Malin e Zi. (koha.mk)