Tërmetet në Mars, si në Tokë

3

Sipërfaqja e Marsit lëkundet si ajo e Tokës. Pra planeti i kuq është gjeologjikisht aktiv dhe sonda InSight e NASA-s ka regjistruar 450 tërmete, ka ujë të shkëmbinj dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë magmë në gjendje të lëngshme. Të dhënat që mbërrijnë nga sonda mbi tërmetet që ndihen në Mars kanë surprizuar edhe shkencëtarët, pikërisht për ngjashmërinë gjeologjike me planetin tonë dhe praninë në planetin e kuq të frakturave të dalluara nga imazhet satelitore.

Sonda InSight mbërriti në Mars në 26 Nëntor 2018 me qëllim ekzaminimin e strukturës së brendshme të planetit. Në 10 muajt e parë arriti të regjistrojë 174 lëkundje sizmike, 20 mes të cilëve të magnitudave 3-4. Të tilla janë regjistrua edhe në Hënë dhe për ekspertët janë mjaft të ngjashme.

Aktiviteti sizmik sipas tyre është tregues i pranisë së magmës, por jo vetëm, sepse justifikon edhe çlirimin e oksigjenit të vrojtuara nga Roveri Curiosity i NASA-s. Gjithashtu tërmetet mund të jenë tregues edhe të pranisë së ujit në thellësi të shkëmbinjve, gjë që verifikohet edhe në Tokë. Studimet e mëtejshme do të pozicionohen në kërkim të jetës pikërisht në zonat me intensitet më të lartë sizmik në planetin e kuq. Rezultatet janë fryt i 6 studimeve të publikuara në revistat shkencore Nature Geoscience dhe Nature Communications.

Comments are closed.