“Tërmet” te Real Madridi, Bale refuzon Zidane për Manchester City

48

Mosgrumbullimi i Gareth Bale për kthimin e 1/8 finale të Champions-it me Manchester City shkaktoi shumë zhurmë te “Los Blancos”. Sidoqoftë, ishte Zinedine Zidane, ai që zbuloi të vërtetën. Gjatë konferencës tradicionale për shtyp, një ditë para ndeshjes, trajneri francez shpjegoi se ishte uellsiani, ai që i kërkoi të mbetej jashtë: “Shumë gjëra janë thënë, por është çështje private midis atij dhe meje. Unë mund të them vetëm se Gareth preferoi të mos luante. Pjesa tjetër mbetet midis atij dhe meje”.

Zidane nuk dëshiroi të jepte detaje të mëtejshme në intervistë, që çuan në përjashtimin e Bale: “Ai nuk më zhgënjeu dhe unë nuk do të them asgjë tjetër. I respektoj të gjithë, këto gjëra duhet të qëndrojnë në dhomën e zhveshjes. Nëse ka të ardhme te Real Madridi me mua trajner? Nuk e di, tani për tani është një lojtar i Real Madridit. Ai preferoi të mos luante, kjo është e vetma gjë që mund të them”.

Zidane mund ta ngushëllojë veten me rikuperimin e plotë të Eden Hazard, plotësisht i disponueshëm për Manchester City: “Të luash çdo dy, ose tri ditë ishte e vështirë për të, por Eden është mirë tani. Ai pati disa vështirësi në fund të La Liga-s, por tani ka qenë në gjendje të stërvitet rregullisht dhe është shumë më mirë”.

Comments are closed.