Santiago, 10 prill – Tërmet me intensitet prej 6,2 ballëve sipas shkallës Rihter e goditi sot rajonin bregdetar në pjesën qendrore të Kilit, kumtoi Instituti gjeofizik amerikan, duke theksuar se nuk ka rrezik nga paraqitje e cunamive.
Tërmeti është regjistruar në ora 7:19 sipas orës lokale (12:19 sipas orës së Evropës së Mesme), 76 kilometra nën sipërfaqen e Oqeanit Paqësor, me epiqendër në rreth 120 kilometra në drejtimin jug-jugperëndim nga qytetin bregdetar Kokimba.
Shërbimi kilian për gjendje të jashtëzakonshme kumtoi se tash për tash nuk ka informacione për viktima ose për dëme të shkaktuara materiale.