Guatemala Siti, 15 janar – Një tërmet i fuqishëm prej 5,9 ballëve e goditi sot kryeqytetin e Guatemalës.
Tërmeti, i cili zgjati një kohë të gjatë, i dridhi ndërtesat. Deri më tani nuk ka informacione për viktima dhe dëme eventuale.
Instituti amerikan Gjeologjik njoftoi se epiqendra ishte në bregun e Paqësorit, në 4,7 kilometra në jugperëndim të Çamperikës, në thellësi prej 10 kilometrave.