Në rajonin e Italisë qendrore, ku gjatë tre muajve të fundit kishte tre tërmete të fuqishme, mbrëmë sërish kishte dridhje me magnitudë prej 4.4 ballëve sipas shkallës së Rihterit, transmetoi DPA. Instituti kombëtar italian për gjeofizikë dhe vullkanologji informon se tërmeti është regjistruar në rajonin malor Akvila. Epiqendra është në 11 kilometra nga Amatriçe, njëri prej qyteteve që u shkatërrua nga tërmeti me fuqi prej 6 ballëve sipas shkallës së Rihterit, më 24 gusht, kur e humbën jetën 300 persona. Tani për tani nuk ka të dhëna për viktima ose dëme nga tërmeti i sotëm, shton DPA.