Një tërmet prej 4.2 ballëve është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në jug të Shqipërisë. Raportohet se tërmeti ka qenë në thellësi 2 kilometra dhe lëkundjet janë ndjerë kryesisht në zonën e Fierit. Epiqendra e tërmetit ka qenë 4 kilometra nga qyteti i Patosit dhe 9 kilometra nga Fieri. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale, njofton ATSH.